DO REALIZOJMĖ ĒDO PROJEKT QĖ I JEP SHKODRĖS, FYTYRĖN EUROPIANE
Kryeministri Sali Berisha siguroi tė enjten, se "Qeveria ėshtė e gatshme tė realizojė ēdo projekt qė i jep Shkodrės, fytyrėn europiane". Sipas zyrės sė shtypit pranė kryeministrisė, gjatė vizitės nė Shkodėr, Kryeministri Berisha mori pjesė nė inaugurimin e rrugės Shkodėr-Hani i Hotit, njė segment me gjatėsi 40 kilometra dhe gjerėsi 10.5 metra, i cili ėshtė financim i qeverisė italiane dhe asaj shqiptare me vlerė 40 milion euro. Nė pėrshėndetjen drejtuar me kėtė rast qytetarėve tė Shkodrės, tė pranishėm nė kėtė ceremoni, Kryeministri Berisha u shpreh se "ndėrtimi i lidhjeve rrugore ndėrkombėtare tė Shqipėrisė ėshtė njė nga pėrparėsitė mė madhore". 

"Me ndėrtimin e kėsaj autostrade Shqipėria ka njė trafik tė ri me vendin mik, Malin e Zi. Sė shpejti, fillon projekti i autostradės tjetėr qė lidh Velipojėn me Ulqinin. Nė kėtė mėnyrė, ne intensifikojmė lidhjet me Malin e Zi", tha Kryeministri Berisha. Autostrada do tė ndėrtohet nga kompania "Matarela", njė prej kompanive mė tė njohura nė Itali dhe nė kėtė drejtim, Kryeministri Berisha i kėrkoi Presidentit tė kompanisė qė "sė paku nė dy sezone tė punohet me tre turne, pasi ēdo ditė e fituar nė kėtė rrugė tė re ėshtė njė e ardhur shumė e madhe pėr ekonominė e Shkodrės dhe ekonominė shqiptare nė tėrėsi". 

Para qytetarėve tė Shkodrės, Kryeministri premtoi se "unaza e qytetit ėshtė njė nga projektet mė tė rėndėsishme qė do shndėrrohet nė realitet". "Siē ka bėrė qyteti shėtitoren, ashtu do jetė edhe unaza e liqenit, njė liqen shumė i bukur dhe me njė klimė tė mrekullueshme, qė do shndėrrohet nė njė nga qendrat mė tė fuqishme turistike tė vendit", tha Kryeministri Berisha. Sipas tij "by pass-i ėshtė njė vepėr tjetėr e rėndėsishme, qė do kompletohet gjatė mandatit tė ardhshėm". "Unaza i mbetet qytetit, ndėrsa by pass-i pėrjashton tė gjithė trafikun ndėrkombėtar dhe ndikon fuqishėm edhe nė mbrojtjen e tij brenda qytetit", vijoi Kryeministri Berisha. 

Nė pėrfundim, Kryeministri Berisha i bėri thirrje socialistėve tė Shkodrės qė tė bashkohen nė projektin europian tė autostradave, rrugėve, ujėsjellėsve, kanalizimeve, pagave e pensioneve, shėrbimeve shėndetėsore. Nė vijim, Kryeministri Berisha ishte i pranishėm nė ceremoninė e inaugurimit tė shėtitores sė qytetit, buzė liqenit tė Shkodrės.

 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l