|
SHQIPĖRIA, RRITJE KONSTANTE EKONOMIKE DHE SISTEM TATIMOR TĖ SHĖNDETSHĖM
Shqipėria ka njė rritje konstante tejkaluar rritjen e Prodhimit tė Pėrgjithshėm Bruto, ndėrsa sistemi tatimor mbetet i shėndoshė. Drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, Artur Papajani tha tė hėnėn gjatė njė konference pėr shtyp se nė takimin e zhvilluar nė Washington D.C., nga Departamenti i Ēėshtjeve Fiskale tė FMN, me krerėt e Administratave Tatimore tė vendeve tė Ballkanit dhe Hungarisė u konstatua se sistemi tatimor shqiptar mbetet i shėndoshė dhe se Shqipėria ka njė rritje konstante, kur nga shtete pjesėmarres u raportua ulje e ndjeshme e mbledhjes se tė ardhurave tatimore tė kėtij viti. "Ėshtė konstatuar sipas shifrave gjithmonė, qė sistemi tatimor shqiptar mbetet i shėndoshė. Konkretisht referuar vitit tė kaluar si bazė reference Shqipėria ka njė rritje konstante tejkaluar rritjen e Prodhimit tė Pėrgjithshėm Bruto. Njėkohėsisht edhe kundrejt programit qeveritar tė vitit korrent kjo administratė e ka pėrmbushur misionin e saj" deklaroi ai.
Sipas Papajanit, nė qendėr tė takimit dy ditor , ishte administrimi i tė ardhurave gjatė periudhės sė krizės ndėrkombėtare, dhe reformat e ndėrmarra nga Administratat Tatimore. "Ne paraqitėm reformat legjislative e organizative tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare, pėr reformimin e shėndoshjen e sistemit fiskal nė Shqipėri, ku njė rol mbėshtetės nė vazhdimėsi ka luajtur edhe Programi i Sfidės sė Mijėvjecarit,( nga USAID) dhe i SIDA-s nga administrata tatimore suedeze", vijoi Papajani. Ai shoti se FMN i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht edhe kėrkesės sė palės shqiptare pėr mbėshtetjen pėr realizimin e programit strategjik 2009-2012.
"Nga Departamenti i Ēėshtjeve Fiskale tė FMN u dhanė vlerėsime tepėr pozitive pėr politikat fiskale tė zbatuar nė Shqipėri, tre vitet e fundit ( ulje e shkallėve tatimore e rritje e bazės sė tatueshme), si dhe pėr administrimin gjithnjė e mė cilėsor tė mbledhjes sė tatimeve", deklaroi Papajani, ndėrsa shtoi se "nisur nga kėto, ky Departament siguroi mbėshtetjen e plotė tė njė reforme thelbėsore tė Teknologjisė sė Informacionit nė DPT". Sipas kreut tė Administratės Tatimore, FMN konfirmoi marrjen pėrsipėr tė ēdo suporti pėr njė sistem modern dhe afatgjatė tė IT, tė paktėn 15 vjecar, si dhe nė fushėn e administrimit tė kontrollit tatimor nė Njėsinė e Tatimpaguesve tė Mėdhenj. Gjatė takimit, nga delegacionet pjesėmarrėse, u shpreh Papajani, u nėnshkrua edhe njė memorandum i pėrbashkėt, ku konfirmohet mbėshtetja e fuqishme qė do kenė vendet e rajonit nga ky organizėm nė funksion tė strategjisė tė pėrcaktuar tashmė, tė aderimit nė Bashkimin Europian.
|